Beqja: Ligj i ri për barnat dhe farmacitë - News, Lajme - Vizion Plus

Beqja: Ligj i ri për barnat dhe farmacitë - News, Lajme - Vizion Plus

Ministria e Shëndetësisë ka përgatitur një projekt-ligj të ri për Barnat, shërbimi farmaceutik dhe pajisjet mjekësore. Ai parashikon që çdo material mjekësor të regjistrohet në Agjencinë Kombëtare të Barnave duke certifikuar cilësinë dhe sigurinë e tij. Drafti është bërë publik për herë të parë në emisionin "7 pa 5" ne Vizion Plus nga ministri Beqja. Në relacionin e nismës thuhet se ligji aktual nuk arrinte të rregullonte prodhimin, tregtimin dhe kontrollin e barnave. Lidhur me shërbimin farmaceutik, ndryshimet ligjore përcaktojnë rritjen e inspektimit dhe mirëfunksionimin e tregut pa prekur liberalizimin. Brenda vitit 2014, ministria e Shëndetësisë do të aplikojë sistemin e recetave elektronike për barnat. Projekti do të nisë diskutimin me aktorët dhe palët e interesit brenda javës, për të kaluar më pas në Kuvend. Por ndërkohë, Vizon Plus ka mësuar se është hartuar VKM-ja që rregullon importimin e barnave të paregjistruara dhe pritet të kalojë në një kohë të afërt në qeveri.


User: VizionPlusAlbania

Views: 1

Uploaded: 2015-11-25

Duration: 01:34

Your Page Title