Posteri, forma moderne e artit - News, Lajme - Vizion Plus

Posteri, forma moderne e artit - News, Lajme - Vizion Plus

Në dukje thjesht postera, por të vlerësuara me çmime ndërkombëtare! Është fjala për punët e artistit hungarez Piter Poz, i cili njihet për veprat e tij në formën e pllakatit e që një pjesë e tyre ekspozohen kështu për herë të parë në Tiranë. Imazhet lidhen kryesisht me historinë e Hungarisë, por edhe me situatën politike, përfshi këtu edhe rënien e komunizmit. Megjithatë, për ardhjen e tij në Tiranë, Poz ka realizuar enkas një poster të veçante. "Nuk është një nder ekspozitat e mia të mëdha, por e kam shume për zemër. Për këtë arsye, vendosa t'u kushtoj një pllakatë specifike. Unë e di që ju e adhuroni pavarësinë, ndaj shqiponjën e ndava nga flamuri dhe e lashë të lirë". Që prej fundit të viteve '80, e deri më sot Poz është fitues i disa çmimeve ndërkombëtare për zhanrin e pllakatit. Bashke me ekspozitën e cila do të qëndrojë e hapur në Galerinë Kombëtare deri më 9 Mars, artisti do t'i dhuroje fondit të institucionit të gjitha veprat pjesëmarrëse në aktivitet.


User: VizionPlusAlbania

Views: 0

Uploaded: 2015-11-25

Duration: 00:59