Gjyqi ndaj Shpëtim Gjikës - News, Lajme - Vizion Plus

By : VizionPlusAlbania

Published On: 2015-11-25

1 Views

02:05

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kryebashkiaku i Vlorës, Shpëtim Gjika, është paraqitur sot në gjykatën e Tiranës, ku do  të zhvillohet gjykimi ndaj tij dhe shtatë personave të tjerë mbi të cilët rëndon akuza e falsifikimit të dokumenteve në dy raste si dhe dhënie të lejeve të paligjshme. Por megjithë interesimin e dhjetëra mbështetësve të kryebashkiakut, seanca e parë e procesit nuk shkoi më shumë se verifikimi i palëve. Gjyqtari i çështjes, Arben Micko, e pati të pamundur të deklaronte nisjen e gjykimit, pasi në sallë mungonin katër nga të pandehurit. Në këto kushte edhe prokurorët kërkuan që seanca të shtyhej duke marrë përsipër edhe njoftimin e katër të pandehurve për në seancat e tjera  radhës, të cilat sipas  gjyqtarit do të zhvillohet të hënën e çdo jave.  Pas daljes nga gjykata, kreu i bashkisë së Vlorës deklaroi se do të  jetë i pranishëm në çdo seancë. Gjika ishte i pari zyrtar vendor ndaj të cilit prokuroria nisi një procedim penal dhe e dërgoi në gjykatë duke qenë ende në detyrë. Dosja ndaj tij u dërgua për gjykim në gjykatën e Vlorës më 27 tetor të vitit të kaluar, por ndonëse u zhvilluan disa seanca gjyqësore, procesi ndaj tij nuk u be i mundur të hapej dhe për këtë arsye prokuroria kërkoi transferimin e saj për në një tjetër gjykatë. Kryebashkiaku akuzohet se, në cilësinë e kryetarit të KRRT-së së bashkisë Vlorë, në bashkëpunim me të pandehurën Eleni Dardhaj, punonjëse e drejtorisë së Planifikimit të Territorit pranë bashkisë Vlorë, kane falsifikuar përmbajtjen e dy procesverbaleve të mbledhjes së KRRT-së, përkatësisht të datës 24 mars dhe 15 korrik 2010. Sipas akuzës, këto dokumente, të prodhuara nga dy të pandehurit, kanë në përmbajtje të tyre rrethana të rreme. Dy lejet e ndërtimit që përmenden në këto dokumente sikur janë marrë në shqyrtim dhe janë miratuar nga KRRT-ja e bashkisë Vlorë, në të vërtetë nuk janë shqyrtuar dhe nuk janë miratuar nga KRRT-ja e kësaj bashkie.

Trending Videos - 16 May, 2024

RELATED VIDEOS

Recent Search - May 16, 2024