Kodheli akuzon Presidentin - News, Lajme - Vizion Plus

Kodheli akuzon Presidentin - News, Lajme - Vizion Plus

Pas ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri, edhe Ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli ka deklaruar një të vërtetë ndryshe nga ajo e Presidentit të Republikës. Edhe pse kreu i shtetit Nishani ka justifikuar vonesën në dekretimin e strukturës së re të Forcave të Armatosura me argumentin se Ministria e Mbrojtjes të konsultohet me partnere ndërkombëtare si NATO apo edhe me Parlamentin; Ministrja Kodheli ka deklaruar se të gjitha këto konsultime janë realizuar tashme. Pak ditë më parë Ministrja e Mbrojtjes Kodheli akuzoi kreun e shtetit Nishani se ka penguar miratimin e strukturës dhe vendosjen e Forcave të Armatosura prej një muaji.


User: VizionPlusAlbania

Views: 0

Uploaded: 2015-11-25

Duration: 01:12

Your Page Title