Ajazi në Komisionin e Sigurisë - News, Lajme - Vizion Plus

Ajazi në Komisionin e Sigurisë - News, Lajme - Vizion Plus

Drejtori i Shërbimit Informativ Kombëtar Visho Ajaz Lika, ka raportuar sot në Komisionin e Sigurisë. Për rreth katër orë, në seancën e zhvilluar me dyer të mbyllura, Kreu i Shërbimit Inteligjent, paraqiti raportin vjetor të SHISH si dhe ka dhëne sqarime në lidhje me akuzat për mosbashkëpunim të bërë në adresë të tij nga mazhoranca dhe Ministri i Brendshëm Sajmir Tahiri. Pas daljes nga Komisioni deputet e mazhorancës nuk kanë dhëne shumë detaje për çka u diskutua, por sipas deputetit socialist Pirro Lutaj nga raportimi u pa se në shërbim nuk shkon gjithçka mirë. Ndryshe nga të majtët deputeti demokrat Flamur Noka njëkohësisht edhe Nënkryetari i Komisionit deklaroi se, në raportimin e kreut të shërbimit u pa se, akuzat e ministrit të brendshëm nuk qëndrojnë. Pak pas kësaj deklarate të Nokës, kreu i Komisionit të Sigurisë Spartak Braho ka reaguar duke e quajtur atë spekulativ dhe jo serioz. Madje sipas Brahos, Noka ka shkelur ligjin për sekretin shtetëror e për pasoje ai do të mbajë menjëherë përgjegjësi. Zoti Braho ka konfirmuar gjithashtu se nesër Komisioni do të shqyrtojë dhe do të vendosë për kontrollin parlamentar ndaj SHISH nga një grup deputetesh që do të caktojë komisioni.


User: VizionPlusAlbania

Views: 2

Uploaded: 2015-11-25

Duration: 02:07

Your Page Title