Grup kontrolli në SHISH, PD bojkoton - News, Lajme - Vizion Plus

Grup kontrolli në SHISH, PD bojkoton - News, Lajme - Vizion Plus

Komisioni i Sigurisë ngriti një grup kontrolli për SHISH. Është e dyta herë që mazhoranca përdor këtë instrument ligjor pas grupit të kontrollit për ILDKP. Mbledhja e komisionit ka zgjatur pak minuta dhe debatet përcollën jehonën e seancës së të martës ku raportoi Kreu i Shërbimit Sekret Visho Ajazi. Për opozitën grupi i kontrollit është në shkelje të rregullores dhe mazhoranca bëhet qesharake pasi çështja e dokumentit të shumëpërfolur u sqarua nga drejtuesi i SHISH. Por mazhoranca ka përsëritur se shkresa ku kërkohej  informacion mbi persona t? implikuar në veprimtari antiligjore, të emëruar në pozicione drejtuese në Policinë e Shtetit është anti-ligjore dhe ka nevoje për hetim të mëtejshëm nga Kuvendi.


User: VizionPlusAlbania

Views: 1

Uploaded: 2015-11-25

Duration: 01:43

Your Page Title