AMA, shpallen 4 vende bosh - News, Lajme - Vizion Plus

AMA, shpallen 4 vende bosh - News, Lajme - Vizion Plus

Ka marrë fund beteja disa mujore për Autoritetin e Mediave Audiovizive. Komisioni i Medias ka shpallur vetëm me votat e mazhorancës 4 vendet bosh në AMA, përfshi edhe vendin e kryetares Endira Bushati. Në fillim të mbledhjes Luciano Boci paraqiti mendimin e pakicës duke theksuar se mandati i kryetares Endira Bushati përfundon në 2016 dhe në autoritetin e Mediave Audiovizive ka vetëm 3 vende bosh. Sipas Bocit, Komisioni i Medias nuk ka tagër ligjor të përcaktojë përfundimin e mandatit të kryetares së AMA-s duke propozuar që t'i kërkohet mendim këshillit të legjislacionit për këtë çështje, por ky propozim është hedhur poshtë nga mazhoranca. Pas largimit të demokratëve, mazhoranca ka vazhduar e vetme mbledhjen duke shpallur konstatimin e vëndeve bosh në AMA. Sipas nenit 9 të ligjit për mediat brenda 30 ditëve Komisioni i Medias duhet të ftojë të interesuarit të paraqesin kandidaturat, ndërkohë që në rastin e kryetarit të AMA-s është Parlamenti i cili  publikon shpalljen për vendin vakant të Kryetarit të AMA, vendim që ka gjasa të merret në seancën e së enjtes.


User: VizionPlusAlbania

Views: 0

Uploaded: 2015-11-26

Duration: 02:06

Your Page Title