UAMD: Cenohet autonomia e universiteteve - News, Lajme - Vizion Plus

UAMD: Cenohet autonomia e universiteteve - News, Lajme - Vizion Plus

Universiteti "Aleksandër Moisiu" në Durrës ka kundërshtuar raportin e ministrisë së Arsimit dhe Sportit në lidhje me reformën për arsimin e lartë. Në mjediset e kampusit të këtij universiteti është prezantuar raporti i parë nga komisioni për Arsimin e Lartë dhe kërkimin shkencor në Durrës, por ky raport është kundërshtuar nga stafi akademik. Pedagogët kanë kundërshtuar cenimin e autonomisë së universitetit, mënyrën që propozohet në të ardhmen për financimin e tyre, si dhe tendencën në lidhje me emërtimin e universiteteve në rrethe, si universitete rajonale duke fuqizuar më shumë universitetet në Tiranë.


User: VizionPlusAlbania

Views: 3

Uploaded: 2015-11-26

Duration: 01:33

Your Page Title