Përplasje në ditën e drejtësisë - News, Lajme - Vizion Plus

Përplasje në ditën e drejtësisë - News, Lajme - Vizion Plus

Krerët e drejtësisë shqiptare edhe ne këtë 10 maj kanë lexuar të njëjtat fjalime që prej vitesh dëgjohen në çdo konferencë për shtetin e të drejtës ku kërkohet luftë ndaj korrupsionit, flitet për reforma ligjore dhe ku numërohen edhe arritje. Dhe ashtu siç ndodh sa herë që mazhoranca është një forcë politike por në KLD është një përfaqësues i zgjedhur nga një tjetër shumicë përplasjet mes ministrit të Drejtësisë dhe numrit dy të KLD-së kanë qenë pjesë e konferencës për ditën e drejtësisë.Drejtuesit e gjykatave më të larta në vend dhe prokuroria konstatuan serish problemet me të cilat përballen institucionet e drejtësisë Shqetësimi për fenomenin e korrupsionit në drejtësi nuk është vetëm një konstatim i Tiranës zyrtare, por shteti i të drejtës mbetet një prej kërkesave më të forta të Bashkimit Europian për integrimin e Shqipërisë në BE.


User: VizionPlusAlbania

Views: 0

Uploaded: 2015-11-26

Duration: 02:18

Your Page Title