Përmbytje në Maqedoni, kryeqyteti goditet dhe nga tërmeti - News, Lajme - Vizion Plus

Përmbytje në Maqedoni, kryeqyteti goditet dhe nga tërmeti - News, Lajme - Vizion Plus

Te banorët e Shkupit, për pak çaste, mbrëmë u krijua ideja e një skenari apokaliptik. Në vetëm pak minuta, kryeqyteti i Maqedonisë u përfshi nga një mot i keq, me reshje të shumta shiu e breshëri, vërshime, si dhe një tërmet i lehtë, me manjitudë 3.7. Uji mbuloi shumë rrugë, makina dhe ndërtesa përdhese, ndërsa ndërthurja e gjithë këtyre fenomeneve natyrorë, shkaktoi panik te qytetarët.


User: VizionPlusAlbania

Views: 2

Uploaded: 2015-11-26

Duration: 00:54

Your Page Title