Debat për ambasadorët e rinj - News, Lajme - Vizion Plus

Debat për ambasadorët e rinj - News, Lajme - Vizion Plus

2 kandidaturat e reja për ambasador në Kroaci dhe Suedi kanë rikthyer në Komisionin e Jashtëm debatin për nivelin e kandidaturave politike në emërimet e qeverise Rama. Nënkryetari i Komisionit të Jashtëm, Aldo Bumçi, ka deklaruar se nga 15 ambasadorë që qeveria ka propozuar në këto muaj, 8 janë kandidatura politike. Sipas Bumçit qeveria nuk po bën reformë duke kritikuar rastin e Ardian Ndrecës i cili nuk u dekretua nga Presidenti si ambasador në Vatikan dhe u dërgua nga qeveria në këtë vend si i ngarkuar me punë. Por mazhoranca i ka kujtuar demokratëve gabimet që kanë bërë në politiken e jashtme kur ishin në pushtet duke theksuar se Ardian Ndreca ishte një kandidature dinjitoze që Presidenti duhet ta kishte mbështetur.


User: VizionPlusAlbania

Views: 0

Uploaded: 2015-11-26

Duration: 01:55