Mediat e huaja për statusin e Shqipërisë - News, Lajme - Vizion Plus

Mediat e huaja për statusin e Shqipërisë - News, Lajme - Vizion Plus

Çështja e statusit kandidat të Shqipërisë është komentuar edhe nga mediat më prestigjioze ndërkombëtare, madje shkohet edhe më tej. Gazeta "Financial Times" shkruan se Bashkimi Europian është i gatshëm ta pranojë Shqipërinë si kandidate për anëtarësim, në një lëvizje që mund ta armiqësojë me partitë populiste euroskeptike, që arritën rezultat pozitiv në zgjedhjet e fundit europiane. Lëvizja për të përfshirë vendin e varfër, kryesisht mysliman, është shumë përçarëse, veçanërisht për frikën mbi shtimin e emigracionit dhe krimit të organizuar", shkruajnë korrespondentët e "Financial Times", Kristian Oliver dhe Kerin Hope. Ata theksojnë se partia eurospektpike në Britani, UKIP, e cila fitoi në zgjedhjet e fundit për Parlamentin Europian, e ka cilësuar si çmenduri absolute dhënien e statusit për Shqipërinë. Megjithatë, duke cituar zyrtarë europianë, në shkrim raportohet se Britania e Madhe, Gjermania dhe Holanda e kanë zbutur qëndrimin e tyre për kandidaturën e Shqipërisë. Ndërsa një tjetër zyrtar anonim i BE-së në Tiranë, i cituar nga gazetarët, shprehet se qeveria e drejtuar nga Rama ka bërë përparim në luftimin e korrupsionit dhe reformimin e administratës publike, por nevojitet ende shumë punë për t'u bërë.


User: VizionPlusAlbania

Views: 0

Uploaded: 2015-11-26

Duration: 01:49