Nafta, prodhim rekord - News, Lajme - Vizion Plus

Nafta, prodhim rekord - News, Lajme - Vizion Plus

Viti 2013 ka shënuar një prodhim rekord të naftës në vendin tonë. Duke ju referuar të dhënave nga Agjencia e Burimeve Natyrore, prodhimi në vitin që lamë pas arriti në 1 milion e 200 mijë ton, një sasi kjo e cila nuk është shënuar në afro dy dekadat e fundit. Paralelisht me këtë fakt, kompanitë që operojnë në këtë treg në mënyrë paradoksale deklarojnë se dalin me humbje, duke mos paguar tatim fitimin në buxhetin e shtetit. Ndonëse një vend me burime të konsiderueshme nafte, sërish konsumi i brendshëm për karburant varet nga importi. Aktualisht vendi operon vetëm një rafineri për përpunimin e naftës, e cila nuk është në gjendje pune. Ndaj ekspertët e fushës apelojnë për licencime të tjera në sektorin e rafinerisë me qëllim përmirësimin e tregut. Çmimet në tregun e karburanteve në vend varen nga importi, por përpunimi i naftës në vend do të ndikonte pozitivisht në uljen e tyre.


User: VizionPlusAlbania

Views: 0

Uploaded: 2015-11-26

Duration: 01:34

Your Page Title