Paloka, komisioni hetimor për emërimet në administratë - News, Lajme - Vizion Plus

Paloka, komisioni hetimor për emërimet në administratë - News, Lajme - Vizion Plus

Nje dite para seances plenare opozita ka depozituar ne kuvend ndryshimin e objektit te komisionit Hetimor per Emerimet ne Administrate duke pranuar disa prej vërejtjeve te maxhorances. Kreu i Grupit Parlamentar Demokrat, Edi Paloka, ka sqaruar se ne mungese te negociatave, PD ka bere lëvizjen e pare duke pranuar vërejtjet per prezumimin e pafajësisë, por nuk eshte tërhequr nga periudha ku duhet shtrire hetimi. Sipas Palokes gjate kesaj jave nuk ka pasur asnjë përpjekje per kompromis nga ana e shumicës, duke theksuar se qëllimi i maxhorances është vetëm shtyrja e votimit deri pas vendimit per statusin. Nje jave me pare kryetari i Kuvendit kerkoi shtyrjen e votimit per komisionin Hetimor per te gjetur nje formule konsensuale mes paleve por deri tani kompromisi duket i veshtire per sa kohe qe opozita nuk pranon kerkesen e maxhorances per te hetuar emerimet nga viti 2009 deri ne vitin 2014. Vendimi i mbetet konferencës se Kryetareve e cila do te mblidhet ne mengjes para zhvillimit te seances plenare.


User: VizionPlusAlbania

Views: 0

Uploaded: 2015-11-26

Duration: 01:20

Your Page Title