Debat tek komisioni i Sigurisë për SHIU-n - News, Lajme - Vizion Plus

Debat tek komisioni i Sigurisë për SHIU-n - News, Lajme - Vizion Plus

Presidenti i Republikës eshte figura kyçe qe ka shkaktuar serish debate mes maxhorances dhe opozites ne komisionin e Sigurise. Gjate diskutimi te projekt-ligjit per Agjencinë e Inteligjences dhe Sigurise se Mbrojtjes, demokratet kane kundërshtuar  heqjen e kompetencës se presidentit ne emërimin e drejtorit te shërbimit; qe sipas tyre eshte pjese e strategjisë per zhveshjen e kreut te shtetit nga kompetencat qe i takojne si komandant i përgjithshëm i ushtrisë. Përballë kritikave te opozitës, maxhoranca ka sjelle ne vëmendje se kreu i shtetit historikisht nuk ka pasur rol ne emërimin e drejtorit te shërbimit sekret ne ushtri dhe kjo kompetenca iu dha nga demokratet vetëm nje vit para se te largoheshin nga pushteti. Shqyrtimi i projekt-ligjit eshte shoqëruar edhe me debate e fyerje; shkak per te cilat u bene akuzat e demokratit Noka drejtuar nëndrejtorit te sherbimit Eduard Bala i cili ishte ftuar per te sqaruar projektligjin ne fjale. Ligji i ri per agjencinë e inteligjencës dhe sigurisë se mbrojtjes parashikon edhe kufizimin e fushes se veprimit te ketij shërbimi sekret, i cili tashme do te veproje vetëm brenda forcave te armatosura per te shmangur çdo abuzim.


User: VizionPlusAlbania

Views: 1

Uploaded: 2015-11-26

Duration: 02:02

Your Page Title