"Lazarati" si çështje dite - News, Lajme - Vizion Plus

"Lazarati" si çështje dite - News, Lajme - Vizion Plus

E gjithë vëmendja e politikës, medias dhe shoqërisë shqiptare u përqendrua këtë javë në fshatin e famshëm të Lazaratit. Aksioni 5 ditor që u ndërmor vetëm pak ditë para vendimit për statusin e kandidatit, mbrojtësit më të mëdhenj pati pikërisht diplomatët; ambasadori amerikan, grek, holandez; edhe Komisioni Europian nxori një deklaratë për të vlerësuar operacionin e suksesshëm të policisë në Lazarat. Vetë qeveria nuk e fshehu krenarinë për këtë aksion në luftë kundër drogës që përtej rritjes së aksioneve për Kryeministrin apo Ministrin e Brendshëm pritet të ketë efekte pozitive edhe tek mbledhja e Luksemburgut për statusin ditën e martë.Përgjatë gjithë javës opozita zgjodhi një pozicion më të tërhequr ndaj Lazaratit ku vetë partia u mjaftua me një deklaratë zyrtare ku aksioni komentohej si pseudofushatë e kryeministrit Rama dhe Ministrit të Brendshëm Tahiri, ndërsa kryetari Lulzim Basha pas një statusi në Facebook u përqendruar sërish tek procesi i zgjedhjeve brenda partisë. Edhe në seancën parlamentare të së enjtes e cila nisi me debatin për Lazaratin, ish-Kryeministri Sali Berisha ia doli që ta kthejë të gjithë vëmendjen drejt përjashtimit të tij për 10 ditë nga Parlamenti. Një pozicion të tërhequr ka mbajtur edhe President i Republikës i cili ndryshe nga situata të ngjashme me këtë; ka preferuar të heshtë. E kontaktuar nga Vizion Plus, këshilltarja për mediat e kreut të shtetit deklaroi se Presidenti ende nuk ka asnjë reagim për ndërhyrjen e policisë në Lazarat, duke lënë të hapur mundësinë e një reagimi në fillim të javës së ardhshme. Ne rastin e avionit të rënë në Divjakë që dyshohej se përdorej për trafik drogë, çështja jo vetëm nuk u kalua me fjalinë "pa koment", por presidenti thirri në takim Prokurorin e Përgjithshëm për të kërkuar thellim të hetimeve. Por, në përfundim të aksionit të policisë, debati tashmë është mes ekzekutivit dhe organit të akuzës. Apeli i kryeministrit mesditën e së premtes dhe notat e mërzisë nga kryepolici Didi se male të tëra me prova po shkatërrohen pa u administruar nga ekspertët e prokurorisë, janë pasuar shtim të numrit të prokurorëve në Lazarat. Tashmë i mbetet organeve të drejtësisë të mbyllin aksionin në Lazarat, një beteje që ka për të qenë me e gjatë se 5 ditët e aksionit policor.


User: VizionPlusAlbania

Views: 3

Uploaded: 2015-11-26

Duration: 02:23

Your Page Title