Kontrolli mjekësor falas - News, Lajme - Vizion Plus

Kontrolli mjekësor falas - News, Lajme - Vizion Plus

Mjekët e familjes kanë nisur punën në terren për të ndërgjegjësuar qytetarët nga 40-65 vjeç për Check Up-in falas. 850 mijë persona përfshihen në këtë iniciativë që do të jap për herë të parë të dhëna për gjendjen shëndetësore dhe parandalimin e sëmundjeve të ndryshme. Mungesa e kulturës shëndetësore i çon shqiptarët te mjeku vetëm kur kanë dhimbje. Mjekët e familjes na tregojnë se pacientët vijnë me sëmundje kronike në fazë të avancuar. Mjeku i familjes është hallka e parë ku duhet të drejtohemi në rast sëmundjeje. Por shpesh ai neglizhohet pasi pacientët shkojnë në spital pa respektuar sistemin e referimit. Ndaj ministria e shëndetësisë së bashku me ambasadën amerikane kanë bashkëpunuar për mirëmbajtjen e qendrave shëndetësore. Rreth 30 e pacientëve që i drejtohen spitaleve nuk kanë rekomandim nga mjeku i familjes apo ai specialist.


User: VizionPlusAlbania

Views: 0

Uploaded: 2015-11-26

Duration: 01:41

Your Page Title