"CEZ", marrëveshja në prag - News, Lajme - Vizion Plus

"CEZ", marrëveshja në prag - News, Lajme - Vizion Plus

Por qeveria Rama duket se e ka bindur kompaninë çeke qe pagesën ta kryeje ne me disa keste, ne kater vitet ne vijim, duke lehtësuar barrën e buxhetit te shtetit. Pagesa do te nise nga viti i ardhshëm 2015. Burime nga grupi negociator shprehen te rezervuar per detaje te mëtejshme per marrëveshjen, per shkak te konfidencialitetit, por ata e konsiderojnë ate si nje sukses, pasi kane shmangur procedurat e arbitrazhit, te cilat rrezikonin te ishin ne favor te palës çeke. Sistemi i shpërndarjes se energjisë elektrike u privatizua ne vitin 2009, per nje shume prej 102 milion eurosh. Ne ate kohe, Çekia kishte presidencën e radhës se Bashkimit Europian dhe ish-kryeministri Berisha dorëzoi aplikimin per statusin e vendit kandidat. Qe nga viti 2009 e deri ne janar te vitit 2013 kur enti rregullator i energjisë i hoqi licencën kompanisë, marrëdhëniet mes "CEZ"-it dhe shtetit shqiptar kane qene te ndërlikuara. Gjate kohës se menaxhimit te kompanisë nga çeket, "CEZ" nuk arriti te përmirësonte treguesit, nivelin e humbjeve apo rritjen e arkëtimeve. Edhe kontrata per investimet nuk u respektua. Por nga ana tjetër edhe qeveria nuk arriti qe te shlyente detyrimet e prapambetura te institucioneve buxhetore. Konflikti u thellua edhe me shume teksa "CEZ" nëpërmjet nje grupi pune nisi mbledhjen me force te borxheve tek abonentët familjare, proces ky i cili hasi krijoi konflikt me policinë e shtetit, duke bere qe disa punonjës te "CEZ"-it te shoqëroheshin ne polici. Kaq mjaftoi qe "CEZ" te mos paguante me korporatën elektronergjitike per energjinë qe merrte dhe i gjithë sistemi hyri ne nje spirale borxhesh qe sot përllogaritet ne mbi 700 miliona euro. Arritja e kësaj marrëveshje i hap rruge investimeve ne këtë sektor, te cilat mbeten pezull per me shume se dy vjet.


User: VizionPlusAlbania

Views: 0

Uploaded: 2015-11-26

Duration: 02:27

Your Page Title