Rama, politikani i preferuar - News, Lajme - Vizion Plus

Rama, politikani i preferuar - News, Lajme - Vizion Plus

Statusi i vendit kandidat per Shqipërinë u përjetua si lajm i mire për shqiptaret, te cilët ne te gjitha sondazhet kane qene pro integrimit te vendit ne BE. Por duket se ky status ka ndikuar direkt dhe te preferencat per politikanin me imazh me pozitiv. Një sondazh te tille e ka bere Barometri i Eduard Zaloshnjes. Ne krye te listës shqiptaret kane votuar serish kryeministrin Edi Rama si politikani me imazhin me pozitiv ne sytë e qytetareve votues te 23 qershorit. Me 62 Rama ka lëne pas kryeparlamentarin Ilir Meta, dhe kreun e PD-së Lulzim Basha. Sipas sondazhit ish-kryeministri Berisha tashme gëzon 29 te votave. Te anketuarit urbane te 23 qershorit 2013 qe nxoren koalicionin e majte si fitues te zgjedhjeve, i qëndrojnë këtij mendimi edhe pas një viti qeverisje. Edhe te pyetur për personazhin me energji negative ne politike, raportet e votuesve mbeten njësoj: listën e kryeson ish-Kryeministri Berisha dhe e mbyll pasardhësi i tij Edi Rama.


User: VizionPlusAlbania

Views: 1

Uploaded: 2015-11-26

Duration: 01:04

Your Page Title