Ndotja masive në plazh - News, Lajme - Vizion Plus

Ndotja masive në plazh - News, Lajme - Vizion Plus

Duket një vend i egër dhe i pafrekuentuar ndonjëherë nga njerëzit, por në fakt është një prej plazheve që dy dekada më parë ishte nder më të kërkuarit nga pushuesit vendas për vlerat kurative. Quhet Plazhi i Gotullës dhe ndodhet në komunën e Fushë-Kuqes ne Kurbin. Prej vitesh ndotja e ka shndërruar në një zonë të infektuar: mbetje të të gjitha llojeve, madje dhe kimike, ka ndryshuar edhe ngjyrën e ujit. Dëmtimi ne mjedis është shume i madh, e shumë prej gjallesave ujore nuk mund t'i rezistojnë ndotjes. Ky problem është krijuar nga lumi Ishëm i cili sjell me vete të gjitha mbeturinat nga zonat e banuara ku kalon, Kamza e Fushe Kruja për t'u grumbulluar këtu. Si te mos mjaftonte ndotja, edhe rruga drejt këtij plazhi është e shkatërruar. Komuna e Fushë-Kuqes nuk kane fonde për ta mirëmbajtur plazhin duke ia faturuar përgjegjësinë Ministrisë së Mjedisit.


User: VizionPlusAlbania

Views: 1

Uploaded: 2015-11-26

Duration: 01:15