Distributorët dhe farmacistët kundër draftit për barnat - News, Lajme - Vizion Plus

Distributorët dhe farmacistët kundër draftit për barnat - News, Lajme - Vizion Plus

Distributorët farmaceutikë janë kundër projektligjit për barnat që po shqyrtohet në komisionet parlamentare. Gjatë seancës dëgjimore në Komisionin Parlamentar të Shëndetësisë, shqetësimit të tyre iu është bashkuar edhe ai I Urdhërit të Farmacistit, vecanërisht përsa I përket mungesës së transparencës dhe garantimit të sigurisë së barnave. "Projektligji nuk tregon afatet për regjistrimin e barnave që mund të shkojnë edhe 3 vjet. Në emër të nevojave madhore rrezikohet që në Shqipëri të hyjnë barna të paregjistruara, të falsifikuara. Kërkojmë që çmimi i referencës së barnave të importit, të jetë mesatarja e 5 shteteve të rajonit dhe të realizohet automatikisht me sistem kompjuterik"- ishin disa prej vërejtjeve që bënë shpërndarësit e barnave. Ndërkohë sipas përfaqësuesve të Shoqatës së Farmacistëve, ministri I Shëndetësisë ka zhvilluar vetëm një takim me ta, ku nuk janë marrë parasysh shumica e shqetësimeve të shfaqura. "90 e propozimeve tona nuk janë marrë parasysh, drafti është i përgjithshëm dhe sipërfaqësor, nuk i përmbahet kritereve objektive, atyre jo diskriminuese dhe nuk përmban as detyrat e autoriteteve"- u shprehën farmacistët.


User: VizionPlusAlbania

Views: 0

Uploaded: 2015-11-26

Duration: 02:23

Your Page Title