Policia e Kosovës aksion antidrogë - News, Lajme - Vizion Plus

Policia e Kosovës aksion antidrogë - News, Lajme - Vizion Plus

Policia e Kosovës sekuestron 86 kilogramë marijuanë në një banesë në rajonin e Prizrenit, e cila dyshohet se vinte nga Lazarati. Veç kësaj, gjatë operacionit janë konfiskuar edhe disa bimë kanabis sativa, si dhe një sasi e konsiderueshme parash. Forcat policore kanë arrestuar edhe një person. Veç një të dyshuari të arrestuar, në kërkim janë edhe tre persona të tjera. Emrat e tyre nuk bëhen të ditur. Sipas Shalës, operacioni nisi mbrëmë për të vijuar deri në orët e para të mëngjesit. Lënda narkotike, theksoi Shala, mendohet të ketë hyrë në Kosovë, para kryerjes së operacionit të policisë shqiptare në Lazarat.


User: VizionPlusAlbania

Views: 2

Uploaded: 2015-11-26

Duration: 00:54