Dibër, dëme nga Rrebeshi - News, Lajme - Vizion Plus

Dibër, dëme nga Rrebeshi - News, Lajme - Vizion Plus

Kjo është situata pas rrebeshit të një nate më parë në komunën Maqellarë të Dibrës. Shiu dhe breshëri i pazakontë në këtë stinë ka shkatërruar rrugët. Uji ka depërtuar edhe në shtëpitë e banorëve.Disa bagëti të imëta janë mbytur nga dalja e përrenjve malorë. Shkatërrime të mëdha janë bërë në sipërfaqet e mbjella. Dhjetëra hektarë tokë me pemtari dhe kultura të tjera bujqësore janë shkatërruar nga rrebeshi. Pas shiut komunës i duhet të përllogarisë dëmet e shkaktuara. Stuhitë e orëve të fundit kanë shtuar shkaktuar dëme edhe në fshatrat e tjera të rrethit të Dibrës si Erebarë, Grezhdan dhe ne Herbel.


User: VizionPlusAlbania

Views: 0

Uploaded: 2015-11-26

Duration: 01:13