PD tryezë për pensionet, Basha: Reforma fakt i kryer - News, Lajme - Vizion Plus

PD tryezë për pensionet, Basha: Reforma fakt i kryer - News, Lajme - Vizion Plus

Reforma e pensioneve dhe perceptimi i saj tek personat e interesuar, ka mbledhur në një tryezë diskutimi ekspertë të fushës, grupe interesi dhe përfaqësues të Partisë Demokratike. Kryetari i PD-së Lulzim Basha, theksoi në fjalën e tij se qeveria po hedh hapa të nxituara me këtë reformë, pasi sipas tij, nuk po pyeten grupet e interesit. "Ky takimi ka vlera të mëdha dëgjimore. Pikërisht këtë qeveria nuk po e bën, nuk po dëgjon sindikatat, grupet e interesit, refuzon të hapë veshët dhe sytë për atë çka për të thënë opozita. Nxiton të marrë vendime të cilat janë në kundërshtim të hapur dhe të plotë me interesat e të gjitha grupeve, veçanërisht grupeve në nevojë", - deklaroi Basha. Sipas kreut të demokratëve, skema e re e propozuar nga qeveria, është e papranueshme. "Gjysma e shqiptarëve nxirren me sukses jashtë skemës së pensioneve. Pashpirtësia e kësaj skeme është evidente",- u shpreh Basha.


User: VizionPlusAlbania

Views: 0

Uploaded: 2015-11-26

Duration: 01:42

Your Page Title