Fullani raporton për vjedhjen në bankë - News, Lajme - Vizion Plus

Fullani raporton për vjedhjen në bankë - News, Lajme - Vizion Plus

I janë dashur 2 ore e gjysme kohe Guvernatorit Ardian Fullani dhe anëtareve te Këshillit Mbikëqyrës qe te japin llogari përpara Komisionit te Ekonomisë, lidhur me ngjarjen e paprecedente, atë te vjedhjes se Bankës Qendore. Edhe pse mbledhja e komisionit u be me dyer te mbyllura, është mësuar tashme qe shuma e vjedhur arrin ne 713 milion leke, dhe sipas te dhënave nuk parashikohet qe te jete me e madhe. Gjate raportimit ne Komision, Guvernatori ka pranuar qe ka dështuar sistemi i kontrollit nga ana e punonjësve te bankës, per te cilët ai thotë se po nxjerrin përgjegjësitë e duhura. Ne përfundim te mbledhjes, kreu i Komisionit Erjon Braçe, tha se me këtë ngjarje është cenuar Siguria Kombëtare dhe për te rikthyer besimin duhet te mbajë përgjegjësi çdo funksionar i bankës. Me tej Braçe pranon se Banka e Shqipërisë ka nevoje për një reforme te thelle, dhe paralelisht me këtë ai i kërkoi Prokurorisë qe te zgjeroje hetimet. Nuk dihet ende se çfarë përgjegjësish do te marre vete Guvernatori Fullani ne këtë ngjarje, e cila konsiderohet si e paprecedente. Por ajo qe mund te thuhet me siguri është fakti se është cenuar imazhi i institucionit qe menaxhon paratë e shqiptareve dhe për këtë ka përgjegjësi jo vetëm penale, por edhe morale.


User: VizionPlusAlbania

Views: 0

Uploaded: 2015-11-26

Duration: 02:05

Your Page Title