Marrëveshja e Ohrit. 13 vjet më pas, ende probleme për paktin - News, Lajme - Vizion Plus

Marrëveshja e Ohrit. 13 vjet më pas, ende probleme për paktin - News, Lajme - Vizion Plus

13 gushti shënoi përvjetorin e 13-të të nënshkrimit të Marrëveshjes së Ohrit në Maqedoni, që i dha fund konfliktit mes shqiptarëve atje dhe forcave ushtarake dhe policore maqedonase.Kur ka kaluar mbi nje dekade, ka shumë kritika për moszbatimin e saj. Ndarjet mes dy etnive kryesore, shqiptarëve dhe maqedonasve janë të mëdha.Shqiptarët ankohen për padrejtësitë që po u bëjnë autoritetet maqedonase, çka ka bërë që shpesh të ketë protesta dhe përplasje të dhunshme, siç ishin ato të muajit korrik.Sipas palës shqiptare, çështjet më të diskutueshme si përdorimi i gjuhës shqipe dhe përfaqësimi i drejtë i shqiptarëve në institucionet shtetërore, po mbeten vetëm në letër.Ndërsa autoritetet maqedonase thonë se Marrëveshja e Ohrit është bërë pjesë e Kushtetetës. Kritika për këtë marrin edhe përfaqësuesit shqiptarë në qeverisje, të cilët akuzohen se e trajtojnë këtë çështje vetëm në rrafshin e retorikës dhe pa aksion konkret, në plotësimin e të drejtave të shqiptarëve.Këtë, sipas analistëve, e tregoi edhe ceremonia e zhvilluar te merkuren, në të cilën munguan edhe kryeministri Gruevski, por edhe lideri i BDI-së, Ali Ahmeti, ish-përfaqësues politik i UÇK-së. Zëvendëskryeministri Musa Xhaferi, përgjegjësi i ekzekutivit për zbatimin e këtij pakti, theksoi nevojën e transparencës në këtë çështje.Ndërsa ambasadori i SHBA-së në Shkup, Pol Uollers, vendi i të cilit ishte një ndër garantët e marrëveshjes tha se ndasitë mes maqedonasve e shqiptarëve mbeten të dukshme.


User: VizionPlusAlbania

Views: 1

Uploaded: 2015-11-26

Duration: 01:25

Your Page Title