Privatizim 1 700 objekteve - News, Lajme - Vizion Plus

Privatizim 1 700 objekteve - News, Lajme - Vizion Plus

Shtatori duket se do te jete pikënisja e procesit te privatizimeve te mbi 1700 objekteve shtetërore. Ministria e Zhvillimit Ekonomik ka inventarizuar këto objekte dhe pritet i nxjerre ne shitje ose aty ku do te ketë interes do te jepen edhe me qira. Për zvministren e Brunilda Paskali, behet fjale për objekte qe i përkasin Ministrive te ndryshme. Sipas te dhënave, pjese e këtyre asteve do te jene edhe ato objekte qe do te jepen me kontrate 1 euro për industrinë fasone. Efekti financiar i këtyre privatizimeve nuk dihet ende, por ne liste nuk ka objekte strategjike pasi behet fjale për ndërtesa modeste siç janë pronat e ushtrisë apo te ministrive te tjera. Ndërsa ne vitin 2015, qeveria parashikon te finalizoje shitjen e asteve publike te mbetura ende shtetërore ne sektorët strategjik. Ndërsa riprivatizimi i Operatorit te Sistemit te Shpërndarjes se Energjisë Elektrike duket se do te marre me shume kohe, përtej 2015.


User: VizionPlusAlbania

Views: 2

Uploaded: 2015-11-26

Duration: 01:45

Your Page Title