PD: Situate e rendë, publikohet korrespondenca e brendshme në polici - News, Lajme - Vizion Plus

PD: Situate e rendë, publikohet korrespondenca e brendshme në polici - News, Lajme - Vizion Plus

Deputeti demokrat, Gent Strazimiri ka lexuar nje leter te shefit te qarkullimit rrugor per ilustruar punën e policisë ne kete sektor. ?Konstatohet mungesë korrektësie në kryerjen e detyrës; moszbatim i procedurës standarde në lidhje me ndalimin, verifikimin dhe marrjen e masave ndaj drejtuesve të mjeteve. Konstatohet se në orët e vona të natës, vendosen gjoba vend e pa vend dhe pa prezencën e drejtuesit të mjetit nëpër rrugicat e lagjeve?. Kjo është situata e vërtete e funksionimit të policisë së rilindur. Çfarë do të bëjë Kryeministri; a do t?ua kthejë qytetarëve paratë që u ka marrë me dhunë dhe jashtë rregullit ?!Po i njëjti dështim sipas PD faktohet edhe ne lidhje me lojërat e fatit.Kemi këtu një letër-porosi të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, ku pranohet dështimi me lojërat e fatit. Shprehimisht, thuhet se; ?Këto mangësi, vijnë nga mungesa e profesionalizmit të oficerëve në kryerjen e veprimeve të para procedurale, në mosbashkëpunim me organin e prokurorisë, si dhe nuk përjashtohen rastet edhe të mungesës së seriozitetit në kryerjen e veprimeve hetimore?. Partia Demokratike ka publikuar 2 letërkëmbime mes drejtuesve te larte te policisë se shtetit per te argumentuar se realiteti ne situatën e rendit ndryshon nga deklaratat e kryeministrit Edi Rama.


User: VizionPlusAlbania

Views: 0

Uploaded: 2015-11-26

Duration: 01:52

Your Page Title