Rama: Nuk ndryshon qeveria - News, Lajme - Vizion Plus

Rama: Nuk ndryshon qeveria - News, Lajme - Vizion Plus

Kabineti i drejtuar nga kryeministri Edi Rama nuk do te pësoje asnjë ndryshim, kjo është bere e qarte nga lideri i maxhorances Rama gjate nje mbledhje me ministrat dhe deputetet socialiste ne nje prej hoteleve te Durrësit. Ndryshe nga parardhesi i tij Sali Berisha, i cili filloi ndryshimet ne qeveri qe ne vitin e dyte te mandatit te tij ne krye te ekzekutivit, Edi Rama ka zgjedhur modelin e nje qeverie te qëndrueshme pa ndryshime emrash. Burime nga mbledhja e grupit bëjnë te ditur se kryeministri Rama u ka deklaruar deputeteve se nuk do te këtë lëvizje ne qeveri dhe i vetmi rast kur ai do te firmose shkarkimin e nje ministri vetem nese anëtaret e kabinetit do te përfshihen ne ndonjë skandal. Deri me tani e vetmja lëvizje ne kabinetin Rama ka ardhur si pasoje e dorëheqjes se Ministrit per Marrëdhëniet me Parlamentin Ilirjan Celibashi. Takimi i kryeministrit me deputetet ne Durrës vjen vetëm nje dite para fillimit te punimeve te parlamentit dhe është konceptuar ne dy pjese; ne pjesën e pare është bere analiza e punes gjate vitit te pare te mandatit qeverisës dhe pjesa e dyte fokusohet tek reformat dhe ligjet qe shumica synon te miratoje këtë vit.


User: VizionPlusAlbania

Views: 2

Uploaded: 2015-11-26

Duration: 02:05

Your Page Title