Turistët e huaj në Amfiteatër - News, Lajme - Vizion Plus

Turistët e huaj në Amfiteatër - News, Lajme - Vizion Plus

Krahas pushimeve ne bregdet, turistet e huaj mbeten fanatike te vizitave ne vendet antike. Amfiteatri i Durrësit është një nga objektet me te vizituar këtë sezon ne qytetin bregdetar. Grupe turistesh nga Barcelona, Madridi dhe vende te tjera shprehin mbresat e tyre pasi kane pare nga Amfiteatrin dhe janë njohur me vlerat e tij historike e arkeologjike. Për Drejtorinë Rajonale te Trashëgimisë Kulturore ne Durrës, sezoni i verës është mjaft i ngjeshur sa i përket vizitave te turisteve ne objektet me rendësi te veçante. Për specialitete e turizmit këtë vere kulmin e frekuentimin e ka shënuar Amfiteatri. Krahas Amfiteatrit, objektet qe kane tërhequr vëmendje për te huajt janë forumi bizantin, torra veneciane, muri i kalasë, termat romake dhe hamami mesjetar.


User: VizionPlusAlbania

Views: 5

Uploaded: 2015-11-27

Duration: 01:16

Your Page Title