Doganat, zbulohen 800 shkelje - News, Lajme - Vizion Plus

Doganat, zbulohen 800 shkelje - News, Lajme - Vizion Plus

Kompania britanike qe po asiston doganat shqiptare ne 6 muaj pune ne terren ka evidentuar mbi 800 raste shkeljesh nga subjektet dhe individët. Ne një interviste për Vizion Plus drejtori David Smith thotë se si rezultat i punës se kryer ne këto 6 muaj doganat duhet te kenë 4.6 milion euro me tepër. Por, sa i realizueshëm duket ky objektiv per kompaninë, e cila duhet te rrisë te ardhurat me 1 ne buxhet. Për zotin Smith arritja e këtij objektivi duket i realizueshëm deri ne fund te vitit. por nëse kjo nuk ndodh atëherë kompania nuk ka penalitete. Gjate intervistës per Vizion Plus, drejtori Smith thotë se 5 makinave ne qarkullim janë me targa te huaja dhe se janë jashtë afatit për qarkullim. Ndaj aksioni i doganave do te vijoje te bllokoje këto automjetet.


User: VizionPlusAlbania

Views: 0

Uploaded: 2015-11-27

Duration: 01:48