Arrestimi i Fullanit, efekte pozitive - News, Lajme - Vizion Plus

Arrestimi i Fullanit, efekte pozitive - News, Lajme - Vizion Plus

Ne 8 vitet e qeverisjes se djathte pavarësisht sloganeve për duar te pastra dhe lufte kundër korrupsionit, arrestimet për shpërdorim detyre apo korrupsion nuk shkuan asnjëherë me lart se niveli i zëvendës-ministrit. Ne ketë këndvështrim analistet gjykojnë se arrestimi i Guvernatorit te Bankës se Shqipërisë do te shihet pozitivisht nga qytetaret si nje shenje se shteti ne Shqipëri funksionon. Por ndërsa çështja e vjedhjes ne Bankën e Shqipërisë është vetëm ne fillimet e saj dhe drejtësia ende nuk ka dhëne vendimin përfundimtar, ky rast i vetëm nuk mjafton per t?u bindur se lufta ndaj korrupsionit po merret seriozisht nga institucionet shqiptare. Shume është folur ne Shqipëri për dënimin e zyrtareve te larte, dhe me shume janë përdorur si arme politike vërejtjet e Bashkimit Evropian per kulturën e pandëshkueshmërise; por deri me tani arrestimi i guvernatorit te Bankës se Shqipërisë mbetet i vetmi rast qe flet se ata qe shkelin ligjin ndëshkohen.


User: VizionPlusAlbania

Views: 0

Uploaded: 2015-11-27

Duration: 01:29

Your Page Title