Vijnë pelegrinët e parë - News, Lajme - Vizion Plus

Vijnë pelegrinët e parë - News, Lajme - Vizion Plus

Vizita e kreut te Vatikanit sjell ne Shqipëri edhe dhjetëra pelegrinë te cilët do te ndjekin aktivitetet e Papa Françeskut ne Tirane. Qe ne orët e para te mëngjesit, tre tragete kane mbërritur ne portin e Durrësit me pasagjere te nisur enkas nga Italia per te marre pjese ne kete event te rendesishem. Shtetas italiane por edhe shqiptare qe jetojne përtej Adriatikut shprehin rëndësinë e kësaj vizite per vendin tone. Ndërkohë policia kufitare dhe ajo e rendit ka forcuar kontrollet ne portin e Durresit. Te gjithë mjetet dhe pasagjeret qe hyjne nga kjo pike po i nënshtrohen kontrolleve te imtesishme. Ndërsa agjentet e policise mbikëqyrin cdo element te dyshimte qe tenton te hyje ne vend.Nen masa te larta sigurie janë vendosur edhe pikat kufitare fqinje Greqinë, Maqedoninë dhe Kosovën. Autoritete kufitare bejne te ditur per vizion se ne plus se jane forcuar kontrollet ndaj personave dhe mjeteve qe hyjne ne Shqipëri.


User: VizionPlusAlbania

Views: 0

Uploaded: 2015-11-27

Duration: 01:18

Your Page Title