Kush do të paguajë për 713 milionë leket vjedhura? - News, Lajme - Vizion Plus

Kush do të paguajë për 713 milionë leket vjedhura? - News, Lajme - Vizion Plus

Banka e Shqipërisë është e vetmja e cila ka në dorë të vendosë nëse do të zëvendësojë nga shpenzimet e saj për paga dhe bonuse për personelin, 713 milion lekët e vjedhura, apo do t?ia faturojë ato buxhetit të shtetit. Vetë ligji për funksionimin e Bankës Qendrore i njeh asaj të drejtë që në fitimin e saj 25 t?a kalojë në fondin e rezervës dhe pjesën tjetër ta çojë në buxhet. Por brenda pjesës së fitimit që duhet të shkojë për taksapaguesit, banka duhet të zbresë borxhet e saj të dyshimta pa shpresë arkëtimi, fondet e pensionit të personelit por dhe shpenzimet e tjera të cilat miratohen nga Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë. Këtu përfshihen shpërblimet, kreditë e buta që jepen për personelin, qeratë e godinave të Bankës Qëndrore dhe bonuset për punonjësit e bankës. Vetëm në vitin 2013-të shpenzimet e për pagat e personelit në Bankën e Shqipërisë kapën vlerën e 12 milion dollarëve. Në 5 vitet e fundit, 2014-ta është viti që Banka Qëndrore ka patur kontributin më të ulët në buxhetin e shtetit, pothuajse 50 më pak se ai që ka derdhur në 2013-ën. Ministria e Financave është në bisedime të nivelit të lartë me Bankën Qëndrore, dhe nuk ka pranuar që kostoja e vjedhjes së bankës t?i transferohet qytetarëve, megjithatë përgjigjen përfundimtare këtu do ta japë këshilli mbikëqyrës.


User: VizionPlusAlbania

Views: 0

Uploaded: 2015-11-27

Duration: 01:16

Your Page Title