Korçë: Fermerët në rrugë, kërkojnë treg - News, Lajme - Vizion Plus

Korçë: Fermerët në rrugë, kërkojnë treg - News, Lajme - Vizion Plus

Fermerët e fshatit Vranisht ne rrethin e Devollit dalin çdo dite ne rrugën kombëtare Korçë-Kapshtice me shpresën se dikush do te blej mollët e tyre. Kjo është e vetmja zgjidhja qe kane gjetur, pasi nuk kanë kushte ta ruajnë prodhimin që i?u kalbet. Ky është Agim Hoxha i cili çdo vit prodhon me shume se 500 kg molle te varieteteve te ndryshme. Zgjidhja e vetme e cila i mbetet këtyre fermerëve është gjetja e një tregu te huaj për eksportin e mollëve. Ne rrethin e Devollit çdo vit prodhohen 18 mije ton molle, ndërkohë qe kapaciteti ruajtës është vetëm 5 mije ton. Çka do te thote se e gjithë pjesa tjetër ruhet ne kushte jo te favorshme ndaj dhe për këtë demet janë te mëdha.


User: VizionPlusAlbania

Views: 2

Uploaded: 2015-11-27

Duration: 01:20

Your Page Title