Rama inspekton punimet në Durrës - News, Lajme - Vizion Plus

Rama inspekton punimet në Durrës - News, Lajme - Vizion Plus

Vijon intensivisht puna për ndërtimin e bypassit të Durrësit, një nyje e rëndësishme rrugore që lidh autostradën Tiranë Durrës me akset nacionale të jugut të vendit. Zbatimi i këtij projekti, një investim i qeverisë prej 8 milionë eurosh ka nisur në fillim të këtij viti. Për të parë ecurinë e këtyre punimeve kreu i qeverisë Edi Rama i ka inspektuar ato nga afër në mbikalimin e Shkozetit. Në këtë projekt përfshihet edhe kolektori i ujërave me një gjatësi prej 1,5 kilometrash në zonën e Plepave në Durrës. Më pak kryeministri është ndalur edhe përgjatë autostradës Durrës-Vlorë, ku po punohet për krijimin e barrierave të gjelbra në të dyja anët e rrugës. Një teknologji e re që krijon qëndrueshmëri ndaj kushteve të mjedisit dhe të skarpateve nga rrëshqitjet.


User: VizionPlusAlbania

Views: 0

Uploaded: 2015-11-27

Duration: 00:52

Your Page Title