Biznesi: Të ulet tatim-fitimi, u rrit evazioni - News, Lajme - Vizion Plus

Biznesi: Të ulet tatim-fitimi, u rrit evazioni - News, Lajme - Vizion Plus

Komuniteti i biznesit është ne union teksa i propozon qeverise qe te ule tatimin mbi fitimin duke e çuar atë ne nivelin qe ka qene prej 10 perqind. Aktualisht ai është 15 per bizneset e mëdha. Sipërmarrësit i sugjerojnë qeverise qe te beje nje analize lidhur me efektivitetin e ndryshimit te këtij tatimi dhe me pas te vendose nese duhet te ulet ose jo. Ata e argumentojnë këtë propozim me rritjen sipas te tyre te evazionit fiskalKëto propozime te biznesit vijnë ne nje moment kur dy ministrat e qeverise ai i financave dhe ai i zhvillimit ekonomik po diskutojnë me FMN dhe BB paketën e re fiskale. Nëse deri tani është diskutuar per heqjen e fashave te energjisë per abonentët familjare, biznesi mbetet ende i paqarte se çfarë do te ndodhe me tarifat qe ata paguajnë. Pjesa e taksave qe pritet te ndryshojnë është edhe taksimi mbi dividendin, i cili nga 10 qe është aktualisht do te rritet ne 15 . Ndërkohë qe do te rishikohet edhe tatimi mbi te ardhurat, pa përfshire pagat. Behet fjale per te ardhurat qe sigurohen nga qiratë, nga depozitat etjet. Ky tatim aktualisht është 10 parashikohet te pesoje rritje. Zyrtarizmi i paketës fiskale pritet te finalizohet ne javën e ardhshme.


User: VizionPlusAlbania

Views: 1

Uploaded: 2015-11-27

Duration: 02:19

Your Page Title