Liverpul përballet me Realin e Madridit - News, Lajme - Vizion Plus

Liverpul përballet me Realin e Madridit - News, Lajme - Vizion Plus

Liverpol-Real Madrid është kryendeshja e mbrëmjes se sotme e vlefshme për raundin e trete te takimeve ne grupe te Champions Liges. Reali do te kërkoje te marre fitoren e pare kundër redsave ne një ndeshje ku historia peshon me shume se sa skuadrat aktuale. Reali do te vuaje mungesën e Serxhio Ramos ndërkohe qe Liverpuli do te synoje tre piket për t?i barazuar madrilenet nëse ndodh një gjë e tille. Ne ndeshjen tjetër favorit është Bazeli, por Ludogorets është gati për surpriza. Juventusi do te luaje ne transferte ne ferrin grek te Karaiskaqis ku Olimpiakosi vendas do te përpiqet te marre maksimumin për t?u ngjitur ne grupin me te ekuilibruar aktualisht ku te katër skuadrat kane pike te barabarta. Atletiko Madrid prêt Malmoen ne Spanje. Borusia e Dortmundit do te përpiqet te tejkaloje krizën ne kampionat dhe te marre qofte dhe nje pike te vetme ne Stamboll kunder Gallatasarajit qe është i destinuar te fitoje. Arsenali është ne dukje me i qete pasi pret Anderlechtin por skuadra e Hasit mund te suprizoje. Bajer Leverkusen-Zenit dhe Monako-Benfika janë dy çifte te tjera qe premtojnë tension dhe spektakël deri ne fund dhe vështire se mund te parashikohen.


User: VizionPlusAlbania

Views: 0

Uploaded: 2015-11-27

Duration: 01:09

Your Page Title