Arrihet marrëveshja për miellin - News, Lajme - Vizion Plus

Arrihet marrëveshja për miellin - News, Lajme - Vizion Plus

Ministria e Bujqësisë dhe prodhuesit kanë arritur një marrëveshje ne parim lidhur me importin e miellit. Brenda muajit tetor, ministria do të miratojë një akt normativ ku do të përcaktojë kuota fikse në importin e miellit, që do të përdoret për produkte të tjera përveç bukës. Por ky vendim i ministrisë që kënaq tregtarët vendas dhe ata të Kosovës, për ekspertët dëmton sigurinë ushqimore për konsumatorët. Në tregun vendas agroushqimor, operojnë rreth 2500 subjekte, 90 e të cilëve kanë produkt bazë miellin. Ndaj zoti Fasllia thotë se kontrolli i këtij tregu është i vështirë. Por sikur të mos mjaftonte kjo, edhe në raport-progresin e Komisionit Eruopian evidentohet mungesa e fondeve nga ana e ministrisë së bujqësisë për të siguruar analizat e nevojshme. Debati për miellin parashikon importin e këtij produkti me nivel të ulet proteine, çka do të thotë se ka vlera të ulta ushqimore.


User: VizionPlusAlbania

Views: 0

Uploaded: 2015-11-27

Duration: 01:48

Your Page Title