AMA: Zgjidhen 4 finalistët - News, Lajme - Vizion Plus

AMA: Zgjidhen 4 finalistët - News, Lajme - Vizion Plus

Anëtaret e maxhorances ne Komisionin e Medias kane përzgjedhur 4 kandidate per postin e kryetarit te autoritetit te medias audiovizive. Genti Skenderaj, Genti Sala, Bers Hado dhe Anila Basha janë 4 emrat qe kane marre votat e anëtareve te Komisionit te Medias; me te cilët Komisioni i Medias do te zhvilloje javën e ardhshme seanca dëgjimore per vizionin qe kane ata për drejtimin e AMA-s. Sipas ligjit per median opozita ka te drejte te s?kualifikoje 2 nga këto 4 kandidatura dhe per këtë arsye nënkryetari i komisionit Alfred Peza i ka bere apel deputeteve demokrate ti japin fund bojkotit. ?I bëmë thirrje dhe ftuam opozitën serish te vije e te ushtroje te drejtën e vet ligjore per te eliminuar 2 nga 4 kandidaturat?. Ne rast se opozita vazhdon bojkotin atëherë te 4 kandidaturat do ti çohen seancës plenare dhe do te jene deputetet qe do te votojnë kreun e ri te autoritetit te medias audiovizive.


User: VizionPlusAlbania

Views: 3

Uploaded: 2015-11-27

Duration: 00:57

Your Page Title