Kosova, pa zgjidhje për krizën - News, Lajme - Vizion Plus

Kosova, pa zgjidhje për krizën - News, Lajme - Vizion Plus

Partitë politike në Kosovë vijojnë të mbajnë të njëjtat qëndrime për sa i takon ngërçit institucional. Kryetar i LDK-së, Isa Mustafa, përmes një interviste për mediat në Prishtinë, u bën thirrje kundërshtarëve të PDK-së që të lëshojnë pe për zgjidhjen e krizës politike. PDK-ja, sipas Mustafës, po e mban të bllokuar shtetin me 36 deputetët e saj. Ai ngulmon që kriza të zgjidhet në Kuvend nëpërmjet debatit dhe jo në takime liderësh siç pretendon presidentja, Atifete Jahjaga. Mustafa tha se në procesin e zhbllokimit të krizës janë të përfshirë në mënyrë jo të drejtpërdrejtë edhe ndërkombëtarët. Por, e palëkundur qëndron edhe Partia Demokratike e Kosovës. Nënkryetari i saj, Adem Grabovci, tha për mediat se nëse nuk arrihet marrëveshje mes palëve, mund të shkohet edhe në zgjedhje të jashtëzakonshme.


User: VizionPlusAlbania

Views: 0

Uploaded: 2015-11-27

Duration: 00:50

Your Page Title