Prioritetet e buxhetit 2015, mbi 800 mnl $ jepen për infrastrukturën - News, Lajme - Vizion Plus

Prioritetet e buxhetit 2015, mbi 800 mnl $ jepen për infrastrukturën - News, Lajme - Vizion Plus

Buxheti i vitit 2015 të do të ketë si prioritet infrastrukturën dhe investimet në fushën e ujësjellës -kanalizimeve. Nëse i bëjmë një ndarje 4.7 miliard dollarëve që ka arka e shtetit e vitit që vjen, më shumë 800 milion dollarë do të shkojnë për investime publike, të cilat njehen si shpenzime kapitale. Pjesën tjetër që mbetet qeveria e ndan për shpenzime të mirëmbajtjes së institucioneve publike, paga dhe pensione si dhe pagesa për shtresat në nevojë. Nga këto 800 milion dollarë më shumë se gjysma, 52 do të shkojnë në zërin e transportit dhe ujësjellës - kanalizimeve, ndërsa 150 milion dollarë do të shkojnë për sektorin e energjisë elektrike. Janë këto dy sektorë të cilët quhen prioritarë dhe do të marrin pjesën dërmuese të investimeve që do të bëjë qeveria. pjesa tjetër e këtyre investimeve shkon sipas radhës për arsimin, shëndetësinë dhe inovacionin. Ndërkaq 20 milionë dollarë do t?i marrë ministria e bujqësisë për skemën e financimit të 10.800 fermerëve të cilët prodhojnë produkte bujqësore dhe blegtorale. Një zë më vete në buxhet edhe këtë vit do të jetë shlyerja e detyrimeve të prapambetura. Kjo pjesë e buxhetit do të marrë 200 milion dollarë. Ministria e Financave thotë që sektorët të cilët do të kenë reformat më të mëdha janë energjia, ku parashikohet ulja e humbjeve me 5 çdo vit dhe njehsimi i tarifave të energjisë elektrike, por njëkohësisht edhe hyrja në fuqi e reformës së pensioneve. 4 milion dollarë jepen nga qeveria për pensionin social, ndërkohe që reforma nënvizon edhe luftën për mbledhjen e sa më shumë kontributeve për qytetarët që sot nuk paguajnë.


User: VizionPlusAlbania

Views: 2

Uploaded: 2015-11-27

Duration: 01:34

Your Page Title