Heqje e taksave, lehtësime në bujqësi - News, Lajme - Vizion Plus

Heqje e taksave, lehtësime në bujqësi - News, Lajme - Vizion Plus

Paketa e re për bujqësinë përmban 26 masa, të cilat nisin që nga mbështetja e prodhimit vendas, e deri tek lehtësirat fiskale. Ndër pikat kryesore është ajo e heqjes së tarifës doganore për produktet që përdoren si lëndë e parë për bujqësinë, heqja e taksave për importin e kafshëve, si dhe heqja e TVSH-së për makinat bujqësore.Një tjetër masë që pritet të japë efekt është amendimi i kodit penal, për të ndëshkuar fermerët që frenojnë zhvillimin, duke mos i përdorur ato. Paketa pritet të vihet në zbatim në 1 janar të vitit 2015-të, dhe synon lehtësimin e kostove të fermerëve për të rritur prodhimet bujqësore. Paralelisht me këtë qeveria po risheh dhe procedurat në doganë të cilat do të nxitin eksportin e prodhimeve tona.


User: VizionPlusAlbania

Views: 0

Uploaded: 2015-11-27

Duration: 01:30

Your Page Title