Tahiri për shpërthimet : Do hetojmë çdo rast - News, Lajme - Vizion Plus

Tahiri për shpërthimet : Do hetojmë çdo rast - News, Lajme - Vizion Plus

Ngjarjet me shpërthim te ndodhura ditët e fundit do te vlerësohen rast pas rasti ndërsa autoret do te vihen para drejtësisë. Kjo ka qene deklarata e Ministrit te Brendshëm Saimir Tahiri , i cili iu përgjigj interesimit te gazetareve lidhur me tre shpërthimet e ndodhura brenda tre ditëve ne zona te ndryshme te vendit. Deklarata u be , menjëherë pas mbarimit të mbledhjes së komisionit parlamentar të ligjeve ku Ministri i Brendshëm raportoi për buxhetin 2015 për dikasterin që ai drejton. Sipas Ministrit te Brendshëm krahasuar me nje vit me pare ka nje rritje me 14,7 te buxhetit ndërsa objektivi themelor është mbështetja financiare për shkrirjen e regjistrit të gjendjes civile dhe regjistrit të adresave i cili sipas tij do ti jape fund kaosit me listat e zgjedhësve. Sipas Tahirit shkrirja e këtyre dy regjistrave në një të vetëm do te sjelle përfundimisht përputhjen definitive ndërmjet njerëzve dhe pasurive në këtë vend.


User: VizionPlusAlbania

Views: 0

Uploaded: 2015-11-27

Duration: 00:51

Your Page Title