Goditen trafikantët e armëve - News, Lajme - Vizion Plus

Goditen trafikantët e armëve - News, Lajme - Vizion Plus

Nje grup trafikantesh të armëve, që dyshohet se kanë shitur armë e municione edhe për ekstremistët në Siri, është arrestuar gjatë pasditen e të premtes në Tiranë dhe Shijak. Operacioni i koduar me emrin ?Armëtari? u finalizua edhe me sekuestrimin e nje sasie automatikësh, pistoletash e municionesh, ndërkohe që katër persona të tjerë janë shpallur në kërkim. Hetimet për këtë grup kriminal janë kryer nga prokuroria e krimeve të rënda. Pas sinjalizimeve që kishte marrë policia, dy prej anëtarëve të këtij rrjeti u vunë në vëzhgim për afro një muaj, duke sjellë zbulimin e bazës së trafikantëve që ishte në Shijak. Nga hetimet paraprake janë ngritur dyshime ët forta se pjesë të armatimeve janë çuar drejt Sirisë, si dhe u janë shitur edhe elementëve e grupeve kriminale në Shqipëri. Të gjitha armët e sekuestruara do ti nënshtrohen analizës në laboratorin e balistikës, për të parë nëse ato janë përdorur në ndonjë ngjarje kriminale.


User: VizionPlusAlbania

Views: 0

Uploaded: 2015-11-27

Duration: 01:22

Your Page Title