Mjekimet moderne diskutohen tek "Hygeia" - News, Lajme - Vizion Plus

Mjekimet moderne diskutohen tek "Hygeia" - News, Lajme - Vizion Plus

Kanceri kolorektal i njohur ndryshe si kanceri i zorres se trashe eshte i treti persa i perket prekshmerise se kësaj semundje tek njerëzit kudo ne bote. Por, me metodat e sotme moderne te cilat aplikohen edhe ne Shqiperi, ky kancer mund te parandalohet e nga ana tjeter edhe te trajtohet sic duhet. Per kete arsye ne ambientet e Spitalit Hygeia ne Tirane u mbajt kete te shtune Konferenca Nderkombetare Shkencore, mbi pikëpamjet e reja te diagnostikimit, trajtimit dhe parandalimit te kancerit te zorres se trashe. Vete spitali Hygeia ne Tirane eshte duke dhene nje kontribut per zhvillimin e terapive parandaluese dhe trajtimeve te reja, ne bashkëpunim me mjeket shqiptar e te huaj. Kimioterapia pre-operative dhe radioterapia jane nder trajtimet me te përparuara qe ofrohen per pacientet, krahas operacioneve laparaskopike dhe robotike , të cilat në masë të madhe përmirësojnë kujdesin ndaj pacientëve. Konferenca nderkombetare erdhi ne bashkëpunim edhe me shoqatat mjekesore te Onkologjise, Kirurgjise dhe Qendren Spitalore Universitare ?Nene Tereza?. Aktiviteti u mbeshtet edhe nga Zv.Ministria e Shendetesise, Milva Ikonomi.


User: VizionPlusAlbania

Views: 9

Uploaded: 2015-11-27

Duration: 02:01

Your Page Title