Dëme në burim, Tirana pa ujë - News, Lajme - Vizion Plus

Dëme në burim, Tirana pa ujë - News, Lajme - Vizion Plus

Çarja e tubacionit kryesor, i cili furnizon një pjese te madhe te kryeqytetit, ndodhi në orën 3:30 duke u gdhirë e mërkura, pikërisht në kohën kur stuhia ishte në kulmin e saj. Pak orë më vonë, grupet e punës se UKT-se kane mbërritur ne vendin e avarisë duke devijuar në fillim përroin e Qafëmollës. Zonat qe kane mbetur pa uje, janë Komuna e Parisit, Ish-Blloku, Sauku, Tirana e re, Yzberishti, Qytet Studenti, etj. Edhe ujerat e depos se Bovilles se Vjetër jane turbulluar nga reshjet e mbrëmshme, e për pasoje është ndërprere furnizimi me ujë ne Babrru, Paskuqan e Zallherr.


User: VizionPlusAlbania

Views: 1

Uploaded: 2015-11-27

Duration: 01:10

Your Page Title