Shemben 4 ura në rrethin e Matit - News, Lajme - Vizion Plus

Shemben 4 ura në rrethin e Matit - News, Lajme - Vizion Plus

Komuna Baz është njësia vendore e prekur më shumë nga dëmet qe shkaktuan shirat e dy netëve më parë ne rrethin e Matit. Janë katër ura të nxjerra jashtë funksionit dhe tre fshatra të izoluar totalisht. Ura që ka izoluar rreth 700 banorë të fshatit Rrethe - Baz është ajo që kalon mbi përroin e Vilës. Nga ana tjetër dy ura kanë dalë jashtë funksionit në Fushë-Baz, duke izoluar rreth 500 banorë dhe shkollën 9-të vjeçare të fshatit Karicë. Nxënësit e shkollës duhet të shoqërohen nga prindërit për të kaluar në anën tjetër të rrugës. Kryetari i Komunës Baz, Fatmir Kurti, thotë se komuna është e pafuqishme financiarisht për t?i riparuar këto dëme. Shembja e një tjetër ure në fshatin Drita, ka sjelle probleme per dhjetëra banore. Shirat e dendura dëmtuan edhe ujësjellësin duke lënë një pjesë të konsiderueshme të komunës, pa ujë të pijshëm.


User: VizionPlusAlbania

Views: 3

Uploaded: 2015-11-27

Duration: 01:22

Your Page Title