Braçe për buxhetin dhe energjinë - News, Lajme - Vizion Plus

By : VizionPlusAlbania

Published On: 2015-11-27

0 Views

02:21

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Çmimi i energjisë nuk do të jetë as 12.3 lekë sa ka kërkuar Kompania e Shpërndarjes dhe as 10.5 lek sa është mesatarja e dy fashave, 7.7 lek nën 300 kilovat dhe 13.5 mbi këtë bllok. Kreu i komisionit të ekonomisë në një konferencë për mediat bëri prezantimin e buxhetit dhe paketës fiskale. Erjon Braçe tha se aludimet për çmimin që do të paguajnë shqiptarët për energjinë është gënjeshtër, çmimi mesatar i saj pa blloqe mbrojtëse nuk do të jetë më i lartë se 10 lekë. por më pas, se sa do jetë vlera finale, Braçe tha do të vendoset nga enti rregullator. Braçe i ka kërkuar ministrit Gjiknuri që të vejë dorë në tregun e karburanteve, pasi çmimet dhe cilësia e tyre kanë vite që po vjedhin xhepat e konsumatorëve. Duke thënë se viti 2015-të do të shënojë kthesë në ekonominë shqiptare, përveç lehtësimeve që do të ketë në taska, kreu i komisionit të ekonomisë tha se qeveria pavarësisht kostove duhet të zhbëjë katër koncesionet : skanimin e kontenierve, pullat fiskale, markimin e karburanteve dhe kolaudimin e makinave. Braçe ka kërkuar edhe prangosjen e zyrtarëve që kanë shitur pasuritë kombëtare. Buxheti i vitit 2015 është 475 miliard lekë, një shifër ambicioze kjo duke qenë se 300 milion dollarë më shumë të ardhura do të vijnë nga lufta kundër informalitetit dhe 160 milion si pasojë e rritjes së taksave. Rritja ekonomike do të jetë 3%, ndërsa për herë të parë që nga viti 2010 ulet borxhi publik, duke shkuar në nivelin 65.5%.

Trending Videos - 1 June, 2024

RELATED VIDEOS

Recent Search - June 1, 2024