Kosovë, emrat e PDK-së në qeveri - News, Lajme - Vizion Plus

Kosovë, emrat e PDK-së në qeveri - News, Lajme - Vizion Plus

Në një kohë kur pritet zyrtarizmi i koalicionit te ri qeveritar mes Lidhjes Demokratike dhe Partisë Demokratike, zbardhen disa nga emrat e ministrave të rinj në radhët e PDK-së. Pasi lëshimit të postit të kryeministrit për Isa Mustafën, PDK-ja ka rritur pazarin duke kërkuar 9 ministri, ndërsa LDK-ja merr 7 dhe pakicat tre. Ajo që bie në sy është se as Thaçi dhe as Kuçi nuk do të kenë poste ministrore. Por nëse synimi i kryeministrit në detyrë Thaci është zëvendësimi i Jahjagës pas përfundimit të mandatit në postin e presidentit, mbetet i paqartë posti që do të kërkojë numri dy i PDK-se, Hajredin Kuci. Sa i takon kreut të kuvendit, emri i PDK-së mbetet i pandryshueshëm, ai do të jetë arsim bajrami, ndërsa Kadri Veseli pritet të jetë numri dy i qeverisë së Mustafës. Numri një i diplomacisë, Enver Hoxhaj do të mbajë sërish postin e ministrit të jashtëm ndërsa Edita Tahiri do të mbajë postin e zvkryeministres dhe do të kryejë dhe rolin e negociatores në bisedimet me Serbinë. Megjithatë këto emra nuk janë konfirmuar zyrtarisht.


User: VizionPlusAlbania

Views: 1

Uploaded: 2015-11-27

Duration: 01:03

Your Page Title